top of page

Emigracioni “shteron” burrat, emigrojnë më shumë dhe jetojnë më pak

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 6, 2020
  • 1 min read

Emigracioni “shteron” burrat, emigrojnë më shumë dhe jetojnë më pak Emigracioni ka prishur balancat gjinore në vend edhe për vitin 2019, duke e ulur popullsinë e burrave në raport me atë të grave. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 ishte 2.845.955 persona, duke pësuar një rënie prej 0,58 % gjatë 2019. Si numri i burrave dhe grave është në ulje, por popullsia që përfaqësohet nga meshkujt ka rënie me të mprehtë. Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri është ulur me një normë prej 0,52 % ndërkohë popullsia e burrave ka rënë me 0,63 %. Në vitin 2019, gratë përbëjnë 50,1 % të popullsisë gjithsej. Shtesa natyrore, gjatë vitit 2019 është më e ulët për burrat sesa për gratë, përkatësisht 3.112 dhe 3.512. Migracioni neto i grave shënon vlerën -11.005 gra të emigruara më shumë sesa të kthyera në 2019. Migracioni neto i burrave është gjithashtu negativ, -12.077 burra të emigruar më shumë sesa të kthyer. Migracioni neto negativ i burrave dhe i grave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë. https://www.monitor.al/emigracioni-shteron-burrat-emigrojn…/

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page