Emigracioni çon divorcet në nivel rekord; Një e katërta e çifteve ndahen
- ndihmeperburra
- May 19, 2021
- 1 min read

Emigracioni çon divorcet në nivel rekord; Një e katërta e çifteve ndahen
Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet financiare kryesojnë listën si arsyet kryesore pse po divorcohen shqiptarët. Shifrat e 2019-s tregojnë nivelin më të lartë të tyre, 26.1 divorce për 100 martesa.
Sipas shifrave të fundit të bëra publike nga INSTAT, divorcet kanë shënuar rritje drastike nga viti 2009 në vitin 2019, përkatësisht nga 13.8 në 26.1 divorce për 100 martesa. Viti 2019 shënon numrin më të lartë të divorceve ndër vite, 5.860 divorce. Në 10 vitet e fundit kemi një rritje 62.5% të numrit të divorceve, ndërsa numri i martesave ka pasur luhatje dhe rënie. Për të njëjtën periudhë, pra 2009-2019, numri i martesave ka pasur një rënie prej 14.3%.
Dhe mungesa e divorcit nuk do të thotë gjithmonë që çiftet janë të lumtur, kjo thjesht mund të nënkuptojë se rëndësia e martesës kapërcen lumturinë individuale.
Gjithashtu, është vënë re një tendencë, që fëmijët e prindërve të divorcuar kanë më shumë të ngjarë të divorcohen. Ndërsa numri i prindërve të divorcuar rritet, do të rritet edhe numri i fëmijëve të tyre që divorcohen. https://www.monitor.al/para-se-vdekja-te-na-ndaje.../ #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comentarios