top of page

Finlanda beson se baballarët luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e fëmijëve.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 19, 2019
  • 1 min read


"Ne duam që baballarët të marrin më shumë leje prindërore të përbashkët," thotë Saarikko, minister e çështjeve të familjes dhe shërbimeve sociale në Finlandë. "Ne jemi mjaft të sigurt nëse shikojmë studimet se lidhja midis fëmijës dhe babait është me të vërtetë e rëndësishme.”

Shteti finlandez përpiqet t'u sigurojë nënave dhe baballarëve ndihmë të konsiderueshme sociale para se fëmija i tyre të lindë - dhe prindërit në Finlandë duken dukshëm më pak të stresuar se sa homologët e tyre në pjesën tjetër të botës.

Kur prindërit presin një fëmijë në Finlandë, ata nuk duhet të shqetësohen për një faturë të madhe mjekësore. Një grua shtatzënë pa komplikime mund të vizitohet 11 deri në 15 herë para lindjes falas, dhe kostoja e lindjes së një fëmije është e papërfillshme.

Për më tepër, për 80 vitet e fundit, shteti finlandez u ka dhuruar gjithmonë prindërve të ardhshëm një "kuti për fëmijë", të mbushur me sende dhe gjëra të nevojshme pë të porsalindur, duke përfshirë një krevat, dyshek, tesha, ndërresa, veshje, tualeterira, lodra, etj. - të gjitha në ngjyra neutrale gjinore.

Kutia e fëmijës besohet se ndihmoi Finlandën të arrijë një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë foshnjore në botë - ajo pa vetëm 1.7 vdekje për 1000 lindje të gjalla në vitin 2015.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page