top of page

Finlanda është vendi i vetëm ku baballarët kalojnë më shumë kohë me fëmijët sesa nënat

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 5, 2019
  • 1 min read


Nga leja e atësisë së paguar në kujdesin ditor universal, Finlanda po mbyll plotësisht hendekun gjinor. Çfarë mund të mësojë pjesa tjetër e botës nga Finlanda?

Finlanda, një komb prej 5.5 milion banorë, sipas një raporti të fundit të OECD, është i vetmi vend në botën e zhvilluar ku baballarët kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre në moshë shkollore sesa nëna, fiks më shumë se tetë minutanë ditë.

Raporti Global Gender Gap e vlerësoi Finlandën vendin e dytë në botë në vitin 2016 për të drejta të barabarta midis prindërve meshkuj dhe femra.

Si arriti këtu Finlanda? Është një histori e veprimit kolektiv dhe vullnetit politik, e një tradite të fortë të demokracisë sociale dhe një sistemi tatimor akomodues. Por gjithashtu varet nga një ndryshim kryesor në mënyrën se si Finlanda e qas zgjdhjen: nuk ka të bëjë me atë që është e mirë për të rriturit - ka të bëjë me atë që është më e mira për fëmijët.

"Kjo është një çështje e barazisë gjinore, por është më shumë një çështje e të drejtave të fëmijës," thotë Annika Saarikko, Ministrja e çështjeve të familjes dhe shërbimeve sociale në Finlandë, një nga gjashtë ministret femra në një qeveri me njëmbëdhjetë ministra gjithsej. "Kjo nuk ka të bëjë me të drejtën e nënës ose të drejtën e babait - por e drejta e fëmijës për të kaluar kohë cilësore dhe të mjaftueshme me të dy prindërit."

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page