Fjalë të mënçura për brezin e ri (dhe jo vetëm) nga Bill Gates
- ndihmeperburra

- Dec 12, 2018
- 2 min read
Fjalë të mënçura për brezin e ri (dhe jo vetëm) nga Bill Gates
Rregulli 1: Jeta nuk është e drejtë – mësohu me të!
Rregulli 2: Botës nuk i plas për vetëvlerësimin tënd. Bota pret që të arrish diçka PARA se të ndihesh mirë me veten.
Rregulli 3: NUK do të fitosh 60.000 dollarë në vit sapo të mbarosh gjimnazin dhe nuk do të bëhesh zëvendësshef me makinë me celular derisa t’i fitosh me mund dhe meritë.
Rregulli 4: Nëse mendon se mësuesi yt është tip i vështirë, prit derisa të kesh një shef në punë.
Rregulli 5: Të shpërndash sanduiçe nuk ta ul dinjitetin. Prindërit e tu kishin një fjalë tjetër për këtë punë: E quanin mundësi.
Rregulli 6: Nëse e menderos, nuk është faji i prindërve tënd, prandaj mos u anko për gabimet e tua, mëso prej tyre.
Rregulli 7: Para se të lindje, prindërit e tu nuk ishin kaq të mërzitshëm sa tani. Ata u bënë të tillë nga pagimi i shpenzimeve të tua, pastrimi i rrobave të tua dhe duke të dëgjuar ndërsa tregoje se sa interesant mendon se je: Kështu që, para se të shpëtosh pyjet nga parazitët e gjeneratës së prindërve tënd, përpiqu të rregullosh dhomën tënde.
Rregulli 8: Shkolla jote mund të ketë hequr dorë së nxjerri fitues dhe humbës, por jeta JO. Në disa shkolla kanë hequr notat ngelëse dhe të japin sa kohë të duash që të gjesh përgjigjen e duhur në test. Kjo nuk ka ngjashmërinë më të vogël me NDONJE nga gjërat në jetën reale.
Rregulli 9: Jeta nuk ndahet në semestra. Në jetë vera nuk është pushim dhe shumë pak punëdhënës janë të interesuar të të ndihmojnë të gjesh veten. (Bëje këtë në kohën e lirë)
Rregulli 10: Televizioni dhe interneti nuk janë jetë reale. Në jetën reale, njerëzit duhet të dalin nga shtëpia apo të çohen nga kafja dhe të shkojnë në punë.
Rregulli 11: Sillu mire me ata që studiojnë. Shanset janë që të përfundosh duke punuar për një prej tyre.
Nëse mund ta lexosh këtë ... falëndero një Mësues.
Nëse mund ta lexosh në anglisht ... falëndero prindërit!
Dhe për jetën dhe gjithçka tjetër që ke ... falëndero ZOTIN!
Tani .... mendo për këtë, buzëqesh nëse je dakord dhe lutem shpërndaje ....
Nëse nuk pajtohesh, shko fut kokën në rërë dhe merr frymë thellë!



Comments