Fjalë të thella nga Antoni Hopkins: Lëri njerëzit që s’janë të gatshëm të të duan. Kjo është gjëja
- ndihmeperburra
- May 29, 2021
- 2 min read

Fjalë të thella nga Antoni Hopkins:
Lëri njerëzit që s’janë të gatshëm të të duan. Kjo është gjëja më e vështirë që duhet të bëni në jetën tuaj dhe gjëja më e rëndësishme. Ndalo bisedat e vështira me njerëzit që nuk duan ndryshim.
Ndalo së shfaquri për njerëzit që s’kanë interes në praninë tuaj. E di që instinkti juaj është të bëni gjithçka për të fituar vlerësimin e atyre përreth jush, por është një nxitje që ju vjedh kohën, energjinë, shëndetin mendor dhe fizik.
Kur të filloni të luftoni për një jetë plot gëzim, interes e përkushtim, jo të gjithë do jenë të gatshëm t'ju ndjekin. Kjo s’do të thotë që ju duhet të ndryshoni, por që duhet të lësh njerëzit që s’janë të gatshëm të të ndjekin.
Nëse jeni përjashtuar, fyer, harruar ose injoruar nga njerëz të cilëve u jepni kohën tuaj, ju nuk i bëni vetes një nder duke vazhduar të ofroni energjinë dhe jetën tuaj. E vërteta është që ju nuk jeni për të gjithë dhe jo të gjithë janë për ju.
Kjo e bën kaq të veçantë takimin me njerëz që ju përgjigjen me dashuri. Ju do dini se sa i çmuar jeni. Sa më shumë kohë të kaloni duke u përpjekur ta bëni veten tuaj të dashur nga dikush që s’mundet, aq më shumë kohë humbni duke privuar veten nga mundësia e lidhjes me dikë tjetër.
Ka miliarda njerëz në tokë dhe ca prej tyre do puqen me ju në nivelin tuaj të interesit dhe angazhimit.
Sa më shumë qëndroni me njerëz që ju përdorin si jastëk, gomë rezervë ose terapist emocional, aq më gjatë qëndroni larg nga ata që dëshironi.
Ndoshta nëse ndal së shfaquri, nuk do kërkohesh, nëse pushon së provuari, marrëdhënia do përfundojë, nëse nuk shkruan, celulari yt do mbetet heshtur për javë të tëra. Kjo s’do të thotë që e prishe ti marrëdhënien, por që e vetmja gjë që e mbajti atë ishte energjia që vetëm ti i dhe. Kjo nuk është dashuri, është varësi. Dëshira për t'u dhënë një shans atyre që nuk e meritojnë. Ju meritoni kaq, ka njerëz që s’duhet të jenë në jetën tuaj.
Gjëja më e vlefshme që keni në jetën tuaj është koha dhe energjia juaj, e të dyja janë të kufizuara. Kur jepni kohën dhe energjinë tuaj, ajo përcakton ekzistencën tuaj.
Kur e kupton këtë, fillon kupton pse axhitohesh kur kalon kohë me njerëz, aktivitete, vende ose situata që s’ju përshtaten e s’duhet të jenë pranë jush, e energjia juaj vidhet.
Mbroni energjinë tuaj më fort se çdo gjë tjetër. Bëni jetën tuaj një strehë të sigurt, në të cilën lejohen vetëm njerëzit e përshtatshëm.
S’je përgjegjës për të shpëtuar askënd. as përmirësuar kënd. S’është puna juaj të ekzistoni për njerëzit e t'u jepni jetën tuaj atyre!
Vendosni se meritoni miqësi, përkushtim, dashuri të vërtetë e të plotë me njerëz të shëndetshëm e të prosperuar. E do shikoni se si gjithçka fillon të ndryshojë. Mos humbni kohë me njerëz që s’ia vlen. Ndryshimi do ju japë dashurinë, vlerësimin, lumturinë dhe mbrojtjen që meritoni.
Comments