Fleksibiliteti psikologjik
- ndihmeperburra
- 4 days ago
- 1 min read

Ca vite më parë, ekipi i Steven C. Hayes, Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Nevadës analizoi 55,000 studime psikologjike, në kërkim të ndërhyrjeve psikoterapeutike që funksionojnë vërtet. Ata ishin kuriozë pse disa ndërhyrje funksionojnë e ca jo
U deshën 4 vjet dhe 50 studiues për të analizuar gjithë të dhënat - dhe ata pikasën një aftësi mendore që ndryshoi ndjeshëm jetën e njerëzve më shumë se çdo aftësi tjetër, më e rëndësishme sesa vetëvlerësimi, mbështetja nga familja dhe miqtë, apo një terapist i shkëlqyer
ishte Fleksibiliteti psikologjik
Pavarësisht nëse vuani nga ankthi, depresioni, varësia ose ndonjë lloj tjetër shqetësimi mendor, shpjegon Hayes, fleksibiliteti psikologjik - hapja ndaj mendimeve dhe ndjenjave tuaja dhe të të tjerëve - ju ndihmon... ta çoni jetën tuaj në një drejtim kuptimplotë
Fleksibiliteti psikologjik ka të bëjë me aftësinë për të menaxhuar një përvojë personale, për ta kuptuar atë nga të gjitha këndvështrimet dhe për ta vëzhguar atë pa u lidhur. Është lloji i zakonit mendor që është efektiv sepse është i adaptueshëm; në thelb është një term tjetër për vetëdijen. Sipas fjalëve të Hayes, fleksibiliteti psikologjik të lejon të “ndalosh së luftuari me veten” dhe të fillosh ta dëgjosh veten
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comentarios