Frazat që do t'ju ndihmojnë të kaloni ndarjen. Thuaji me zë të lartë. Përsëriti.
- ndihmeperburra
- Sep 24, 2019
- 1 min read
F
razat që do t'ju ndihmojnë të kaloni ndarjen. Thuaji me zë të lartë. Përsëriti.
Nëse po kaloni një ndarje, një ditë të keqe ose thjesht keni nevojë të merrni veten, këto janë frazat për t'ia thënë vetes në mënyrë të përsëritur:
"Unë e dua veten time". Funksionon, veçanërisht nëse e besoni. Nëse e doni veten, ju do bëheni mjeshtër i ndjenjave tuaja, dhe jo idiotja që ju theu zemrën me një tekst mesazhi.
"Unë dua të jem i lumtur." Ndonjëherë ju në fakt nuk e doni. Ju lejoni qëgjërat e vogla t'ju irritojnë, të keni një temperament jashtëzakonisht të shkurtër ose të merrni kot për çështje të parëndësishme. Pse? Kjo është për shkak se ju harroni të jeni të lumtur, ose mbase doni të jeni të zemëruar ose të mërzitur.
"Ik pirdhu". Fjalët e pista mund t’ju bëjnë mirë, sipas një studimi të botuar në NeuroReport, i cili zbuloi se "sharja mund të shërbejë për një funksion të rëndësishëm në lehtësimin e dhimbjes". Jo vetëm që po qetësoni dhimbjen, por edhe po i thoni vetes që nuk jeni viktimë.
Ka kaq shumë dhimbje dhe keqardhje që na kalojnë gjatë një ndarje - dhe ne gabimisht përpiqemi të nxitojmë procesin e shërimit. Por mbani mend se nuk ka ndonjë afat kohor. Dhe sasia e kohës që duhet për t'u rikthyer në ndjenjën normale ndryshon nga personi në person.
Comments