Fuqia e hapave të vegjël. Shpesh ne ndërtojmë zakone për të mbështetur gjërat që mendojmë se kanë rë
- ndihmeperburra
- Nov 28, 2020
- 1 min read
Fuqia e hapave të vegjël
Shpesh ne ndërtojmë zakone për të mbështetur gjërat që mendojmë se kanë rëndësi, por rrallë ia dalim dhe përvoja është zhgënjyese. Ju doni të mësoni! Arsyeja ka vërtet rëndësi! Askush nuk po të detyron! Pse është kaq e vështirë?
Sepse ke nisur diçka të madhe!
Hapat e vegjël janë qasja më e mirë, sepse me të vërtetë do të lëvizni. Nëse i bëni shumë presion vetes me diçka të madhe, do të kaloni më shumë kohë duke u kujdesur për mirëmbajtjen, sesa zhvillimin e vetë zakonit.
Hapat e vegjël janë gjë e vogël për tu lënë, kështu që me siguri nuk do e bëni. Do ti vazhdoni. E ky është përfitim i madh!
Hapi i vogël nuk do të thotë ndonjë gjë, por ama keni krijuar një zakon të përditshëm të qëndrueshëm. Po lëvizni në drejtim të diçkaje që keni dashur dhe hapat e vegjël ja që qenkan rruga për të arritur atje.
Kur filloni gjë të madhe, dorëzoheni para se të filloni, por sa më i vogël të jetë hapi, aq më shumë gjasa ka që do ta bëni. Sa më shumë që ta bëni, aq më shumë do të vazhdoni ta bëni, duke e bërë atë një pjesë kuptimplotë të ritmit tuaj të përditshëm që është e gjithë çështja.
Shfrytëzoni fuqinë e hapave të vegjël. Ata kanë rëndësi, maten kollaj dhe janë mënyra më e mirë për të krijuar zakone rreth asaj që në të vërtetë ka rëndësi për ju.
Comments