Fëmijët duan të ndihmojnë dhe ne duhet t'i lëmë ata.
- ndihmeperburra
- Aug 13, 2019
- 2 min read
Fëmijët duan të ndihmojnë dhe ne duhet t'i lëmë ata. Studimet sugjerojnë që, nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë jo thjesht ndihmues, por partner me ju për të marrë përgjegjësitë për punët e familjes dhe shtëpisë, duhet të bëni sa më poshtë:
Supozoni se është puna e familjes dhe jo vetëm puna juaj, që do të thotë jo vetëm që nuk jeni personi i vetëm përgjegjës për ta realizuar atë, por edhe se duhet të hiqni dorë nga kontrolli i mënyrës se si bëhet. Nëse dëshironi që të bëhet saktësisht në mënyrën tuaj, do të duhet ta bëni vetë ose të punësoni dikë për ta bërë atë.
Supozoni se përpjekjet e fëmijës tuaj për të ndihmuar janë origjinale nga vetë ai dhe se, nëse merrni kohën për ta lejuar dhe nxitur atë, me ndoshta vetëm një përkrahje pozitive, ai ose ajo përfundimisht do të bëhet më mire dhe do t’ia marrë dorën.
Shmangni kërkesën për ndihmë, ose pazaret dhe marrëveshjet për të, ose shpërblimin e saj, ose mikromanaxhimin e saj, pasi të gjitha këto minojnë motivimin e brendshëm të fëmijës për të ndihmuar. Një buzëqeshje kënaqësie dhe një “faleminderit” e këndshme është mjaftueshëm. Kjo është ajo që dëshiron fëmija juaj, ashtu si dhe ju dëshironi atë nga fëmija juaj. Fëmija juaj po ndihmon pjesërisht për të forcuar lidhjen e tij / saj me ju.
Kuptoni se fëmija juaj po rritet në mënyra shumë pozitive duke ndihmuar. Ndihma është e mirë jo vetëm për ju, por edhe për fëmijën tuaj. Ai ose ajo fiton aftësi dhe ndjenja të vlerësuara të fuqizimit personal, vetëvlerësimit dhe përkatësisë duke kontribuar në mirëqenien e familjes. Në të njëjtën kohë, kur lejohet të ndihmojë, altruizmi i lindur i fëmijës ushqehet, nuk shuhet.
Comments