top of page

Fëmijët e sotëm s’dinë të mësojnë, ndaj s’durojnë e s’presin

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 2, 2021
  • 2 min read


Fëmijët e sotëm s’dinë të mësojnë, ndaj s’durojnë e s’presin

Ka një rënie të aktivitetit shoqëror, emocional dhe akademik tek fëmijët sot dhe një rritje e mprehtë e numrit të fëmijëve me vështirësi në të nxënë dhe paaftësi të tjera. Arsyeja: Fëmijët marrin gjithçka që duan, kur e duan “Më haet!” “Na në sekondë”. “U mërzita!” “Na celularin e loz”. Duam t’i bëjmë fëmijët tanë të lumtur, por fatkeqësisht i bëjmë të lumtur në menjëherë, por të pakënaqur në planin afatgjatë. Të shtysh kënaqësinë e nevojave të dikujt do të thotë ti ndërtosh aftësi për të funksionuar nën stres. Fëmijët tanë gradualisht po bëhen më pak të përgatitur për t’u përballur me situata edhe pak stresuese, të cilat do bëhen një pengesë e madhe për suksesin e tyre në jetë. Ndërveprimi i kufizuar shoqëror Jemi të zënë, kështu që u japim fëmijëve celularët. Më parë, fëmijët luanin përjashtë, ku zhvillonin aftësitë shoqërore në kushte ekstreme. Celulari nuk do ta mësojë fëmijën të ndërveprojë. Argëtimi pafund Bota artificiale që kemi ndërtuar për fëmijët tanë nuk ka asnjë mërzi në të. Ne vrapojmë sërish për ti argëtuar, se përndryshe na duket se nuk po bëjmë detyrën tonë prindërore. Ne jetojmë në 2 botë të ndryshme: fëmijët janë në “botën e argëtimit” dhe ne jemi në “botën e punës”. Pse nuk ndihmojnë fëmijët në pastrim, nderje apo pazare? Punëra të thjeshta të përditshme që stërvisin trurin të funksionojë ndërsa bën detyra të mërzitshme. I njëjti “muskul” që kërkohet për shkollën. Teknologjia Çmimi që paguajmë me internetin si “dado falas” për fëmijët tanë, e paguajmë me sistemin nervor të fëmijëve tanë, vëmendjen e tyre dhe aftësinë për të duruar. Jeta e përditshme është e mërzitshme në krahasim me realitetin virtual. Pas orësh në internet, fëmijët e kanë të vështirë përpunimin e informacionit në klasë ose lagje, sepse janë mësuar me nivele të larta stimulimi të ofruara nga lojërat. Teknologjia na largon emocionalisht nga fëmijët dhe familjet tona. Disponueshmëria emocionale e prindërve është lëndë ushqyese kryesore për trurin e fëmijës dhe ne po i privojmë fëmijët nga kjo. Fëmijët sundojnë botën “im bir s’ha perime”. “Vajza fle vonë”. Që kur fëmijët duhet të na tregojnë si t’i edukojmë? Si i ndihmojmë fëmijët, nëse u japim atë që duan dhe jo atë që duhet? Ne u japim mesazhin e gabuar. Ata mësojnë se mund të bëjnë atë që duan dhe të mos bëjnë atë që s’duan. Fatkeqësisht, në jetë shpesh duhet të bësh atë që duhet, jo atë që do. https://bota.al/per-shkak-se-femijet-moderne-nuk-dine-te.../ #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page