Fëmijët që bëjnë punë shtëpie bëhen më të suksesshëm të rritur
- ndihmeperburra
- Oct 22, 2021
- 1 min read

Fëmijët që bëjnë punë shtëpie bëhen më të suksesshëm të rritur
Dëshironi që fëmijët tuaj të bëhen më të suksesshëm? Bëjini ata të bëjnë punët. Kur ata të kundërshtojnë, u thoni se studimi shkencor ju mbështet.
Në studimin Grant të Harvardit, studimi më i gjatë në histori (75 vjet e vazhdon akoma), studiuesit identifikuan dy gjëra që u duhen njerëzve për të qenë të lumtur e të suksesshëm: E para? Dashuria. E dyta? Etika e punës.
Cila është mënyra më e mirë për të zhvilluar etikën e punës tek të rinjtë? Bazuar në përvojat e 724 njerëzve pjesë e studimit (si presidenti Kennedy dhe Ben Bradlee, redaktor i The Washington Post), ekziston ky konsensus:
Studimi zbuloi se suksesi profesional në jetë vjen nga kryerja e punëve si fëmijë, thotë Julie Lythcott-Haims, ish-dekane në Universitetin Stanford.
"Sa më herët të filloni, aq më mirë," shtoi ajo. Mendësia ‘përvesh mëngët’ dhe futju punës, një mentalitet që thotë, është një punë e pakëndshme, dikush duhet ta bëjë atë, mund të jem edhe unë që duhet ta bëj... se kjo është ajo që të çon përpara ne vendin e punes.
Ndonjëherë, edhe nëse mund ta bëni një punë në mënyrë perfekte, duhet të lini dikë tjetër ta bëjë atë – ashtu, me këmbët zvarrë – ama pranueshëm, nëse doni që personi tjetër të mësojë nga përvoja.
Duke i detyruar fëmijët të bëjnë punët e tyre dhe të shtëpisë, ata do kuptojnë se duhet të bëjnë punën e jetës në mënyrë që të jenë pjesë e jetës. Bota nuk rrotullohet rreth meje dhe çfarë unë dua tani.
Commentaires