Fëmijët trashëgojnë inteligjencën e tyre nga nëna, jo nga babai. Studiuesit në Glasgow eksploruan in
- ndihmeperburra
- Jan 31, 2021
- 1 min read
Fëmijët trashëgojnë inteligjencën e tyre nga nëna, jo nga babai.
Studiuesit në Glasgow eksploruan inteligjencën njerëzore kur intervistuan 12,686 të rinj të moshës 14 deri 22, çdo vit që nga viti 1994. Pavarësisht se morën parasysh disa faktorë, nga arsimimi deri te raca dhe statusi socio-ekonomik, ekipi zbuloi se parashikuesi më i mirë i inteligjencës ishte IQ e nënës.
Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit zbuluan se një lidhje e sigurt emocionale midis një nëne dhe fëmijës është thelbësore për rritjen e disa pjesëve të trurit. Pasi analizuan mënyrën e lidhjes së një grupi nënash me fëmijët e tyre për shtatë vjet, studiuesit zbuluan se fëmijët të cilët ishin të mbështetur emocionalisht dhe të cilëve u ishin plotësuar nevojat intelektuale, kishin një hipokampus 13% më të madh sesa fëmijët, nënat e të cilëve ishin emocionalisht të largëta. Hipokampusi është një zonë e trurit e lidhur me kujtesën, të mësuarit dhe reagimin ndaj stresit.
Një lidhje e fortë me nënën i jep fëmijës një ndjenjë sigurie, e cila i mundëson të eksplorojë botën dhe besimin për të zgjidhur problemet. Përveç kësaj, nënat e devotshme dhe të vëmendshme kanë tendencë t'i ndihmojnë fëmijët të zgjidhin problemet, duke i ndihmuar më tej ata të rrisin potencialin e tyre.
Sigurisht, nuk ka asnjë arsye pse baballarët s’mund të luajnë një rol aq të madh zhvilluesd sa nënat. Studiuesit theksojnë se një varg tiparesh të tjera të përcaktuara nga gjenet - si intuita dhe emocionet - të cilat trashëgohen si nga nëna dhe nga babai, janë gjithashtu thelbësore për zhvillimin e inteligjencës, kështu që baballarë, mos u shqetësoni.
Comments