Gabimet më të zakonshme që bëjmë në marrëdhënie dhe ç’duhet bërë -Preferon të kesh të drejtë sesa të
- ndihmeperburra
- Jun 13, 2022
- 1 min read

Gabimet më të zakonshme që bëjmë në marrëdhënie dhe ç’duhet bërë Preferon të kesh të drejtë sesa të jesh lumturisht i dashuruar?
Si të përgjigjemi në mënyrë proaktive kur gjërat shkojnë keq në raport? Le të pranojmë se në mënyrë të pashmangshme do ketë raste kur partneri juaj dështon, bën një gabim ose e thellon atë.
Edhe pse mund të duket e justifikuar në atë moment, zgjedhja e një përgjigjeje të drejtë vetëm sa do dëmtojë besimin dhe do të krijojë pakënaqësi të vazhdueshme. Për më tepër, do ta mësojë partnerin/en të ndërtojë pengesa, të mohojë dhe të argumentojë, në vend që thjesht të kërkojë falje dhe të pranojë një gabim në të ardhmen.
Ç’të bëni në vend të kësaj? Është mirë të kushtëzoni sjelljen që dëshironi të shihni duke përdorur shpërblime dhe jo ndëshkime nëse doni që një marrëdhënie të zgjasë. Jepini partnerit përfitimin e dyshimit, veçanërisht nëse ai/ajo nuk e pret ose nuk mendon se e meriton atë. Kjo sjell vlerësim, vullnet të mirë dhe dëshirë për të bërë edhe më mirë për t'ju kënaqur herën tjetër.
Përfundimi: Kurdoherë që është e mundur, jepini njerëzve një mënyrë të këndshme për të shpëtuar fytyrën kur ata dështojnë, dhe kini përulësinë për të kërkuar falje shpejt nëse jeni ju ai që dështon. Kështu do të krijoni dhe mbani raportin që meritoni.
Comments