Gjenerata jonë, më e mira
- ndihmeperburra

- Oct 27
- 1 min read

U rritëm pa internet e media sociale dhe ia dolëm ti mësojmë këto e të tjera
Dimë të hyjmë në muhabet me të panjohur, të komunikojmë dhe të zgjidhim probleme pa ndihmë e pa pyetur online
Zhvilluam instinktet, intuitën, vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe kreativitetin me ato që na ndohen
Punojmë fort, kërkojmë pak, kursejmë shumë, harxhojmë shumë pak, respektojmë të tjerët dhe vlerësojmë integritetin e besnikërinë
Mësuam durimin, zhvilluam këmbënguljen, përqafuam lirinë dhe marrim përsiper përgjegjësitë
Zhvilluam imagjinatën duke lozur përjasht e me ç’të gjenim, por jemi të disiplinuar dhe njohim e zbatojmë rregullat dhe kufijtë
Përshtatemi më mirë se çdokush tjetër dhe dimë të menaxhojmë nga më e thjeshta te më e komplikuara
Duam vlerat e vërteta, jo kënaqësitë sipërfaqësore apo të çastit, dimë të sakrifikojmë dhe të shijojmë gjërat e thjeshta
Jemi mishërim i bashkimit të shkollës së vjetër dhe përshtatshmërisë moderne
Do më?



Comments