Gjenet mbeten forca më e fuqishme që formon individualitetin dhe treguesi juaj i fatit
- ndihmeperburra

- Oct 20, 2019
- 1 min read
Libri i ri i Robert Plomin shpjegon pse gjenet janë forca më e fuqishme që formojnë individualitetin.
Sipas tij, të dhënat gjenetike sugjerojnë që gjithçka tek ne është - më shumë ose më pak, pra nuk është - e ke ose nuk e ke. Njerëzit nuk janë p.sh. skizofrenë ose jo, autikë ose jo, alkoolikë ose jo; ne të gjithë kemi gjene të lidhura me skizofreninë, autizmin apo pijen. Pyetja është se sapak apo shumë gjene kemi nga secila.
Kjo nuk do të thotë automatikisht që njerëzit me rezultate të ulëta parashikuese gjenetike të mos përpiqen. Thjesht do të duhen shumë më tepër përpjekje nga prindërit dhe të afërmit e tyre.
Prindërit mund të përpiqen të bëjnë ndryshim, padyshim, deri në një farë mase mund t’ia arrijnë. Por nëse mendoni se mund ta modeloni fëmijën tuaj dhe ta bëni atë që ju doni që ta bëni, është me të vërtetë e rëndësishme të dini se ju mund të kontrolloni deri diku sjelljet e fëmijës, por nuk do të ndryshoni dot atë çfarë gjenetikisht ata janë, pra thelbin e tyre.




Comments