Gjumi sonte bën ndryshimin si do reagoni ndaj stresit nesër. Një gjumë i mirë na bën më pozitivë dhe
- ndihmeperburra
- Dec 26, 2020
- 1 min read
Gjumi sonte bën ndryshimin si do reagoni ndaj stresit nesër. Një gjumë i mirë na bën më pozitivë dhe elastikë ndaj stresit.
Prishja e rutinave dhe rritja e shqetësimeve na e ka bërë më të vështirë gjumin. Brenda 1 viti, përdorimi i ilaçeve të gjumit u rrit 15% në SHBA dhe 37% në Kinë.
Sipas studimit të Universitetit British Columbia, privimi i gjumit na zbeh entuziazmin për ngjarjet pozitive dhe e bën më të vështirë gjetjen e zgjidhjeve kur jemi nën stres. Privimi i gjumit është një faktor rreziku për zhvillimin e problemeve shëndetësore kronike. Me fjalë të tjera, efekti i gjumit përkthehet në një shëndet më të mirë ose më të keq me kalimin e kohës.
Përveç shëndetit, privimi i gjumit ndikon në marrëdhëniet tona me të tjerët. Nervozizmi që ndjeni kur privohet gjumi dëmton raportin në çift (prandaj duhen shtyrë bisedat serioze për kur të jeni më mirë e të çlodhur). Emocionet luajnë rol thelbësor në ndërtimin e marrëdhënieve, rrjedhimisht kur s’përjetoni shumë emocione pozitive prej privimit nga gjumi, bëhet më i vështirë kultivimi i ndjenjës së afërsisë me tjetrin.
Ndryshimet e thjeshta në rutinat tona ndihmojnë në përmirësimin e gjumit. Mbani regjim ditor, bëni ushtrime fizike dhe kufizoni dritën dhe zhurmat aty ku do flini. Mbi të gjitha, hiqni celularin dhe mos flisni gjëra stresuese të paktën 1 orë para gjumit.
Bërja e gjumit të mirë është kritike për jetë dhe shëndet emocionalisht dhe psikologjikisht cilësor ditët e sotme.
Comments