top of page

Gjykatësi i lartë në Mbretërinë e Bashkuar konfirmon prerazi se gjykatat dëmtojnë fëmijët e divorcit

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 18, 2022
  • 1 min read

Gjykatësi i lartë në Mbretërinë e Bashkuar konfirmon prerazi se gjykatat dëmtojnë fëmijët e prindërve që ndahen.

Sir Andrew McFarlane, President i seksionit familjar në Mbretërinë e Bashkuar thotë në BBC se gjyqi duhet të jetë “zgjidhja e fundit” dhe se këto janë probleme të marrëdhënieve familjare dhe jo çështje ligjore.

Sipas gjykatësit të lartë, çiftet i drejtohen gjykatave ku gjuha armiqësore përkeqëson gjërat dhe dëmton fëmijët në proces.

Studimet tregojnë vazhdimisht se nëse je fëmijë i prindërve që janë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin – pavarësisht nëse shkojnë në gjyq apo jo – kjo është e pashëndetshme. Studimet tregojnë vazhdimisht se mosmarrëveshjet që vazhdojnë janë ato që i dëmtojnë fëmijët.

Sir Andrew pranoi se sistemi gjyqësor që ai kryeson po dëmton fëmijët, ndërsa ndryshimet e nevojshme janë jashtëzakonisht të ngadalta.

Duke qenë se gjykatat familjare po dështojnë, ai u kërkon prindërve që ndahen të sillen më me përgjegjësi, veçanërisht për "ndikimin e asaj që ata po bëjnë tek fëmijët e tyre" dhe mos gënjejnë veten duke thënë "Oh, ne nuk po i përfshijmë fëmijët tanë".

Seanca për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve duhet të jetë vetëm zgjidhëse e problemeve për të ardhmen e fëmijës, sipas tij.

Nga posti i tij më i lartë, Sir Andrew është tejet i qartë kur kërkon më shumë se përmirësimin e gjykatave, krijimin e sistemeve më të mira se ligji familjar dhe gjyqi.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Kommentare


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page