top of page

Gjykatësi përshkruan trishtueshëm tjetërsimin prindëror: S’ka asnjë kafshë në tokë më të aftë për m

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 29, 2021
  • 2 min read


ree

Gjykatësi përshkruan trishtueshëm tjetërsimin prindëror:

S’ka asnjë kafshë në tokë më të aftë për manipulim sesa adoleshentët. Dhe s’ka gjë të keqe. Është një mekanizëm mbrojtës që natyra ua jep për t'i ndihmuar të mbijetojnë ndërsa kalojnë nga të qenit fëmijë në të rritur ... Këta adoleshentë po luftojnë brenda vetes dhe ç’duhet t'i ndihmojë ata të kalojnë këtë luftë është një front i bashkuar i quajtur prindërit e tyre. Fëmijët duan dhe kanë nevojë të jenë të dashur nga të dy prindërit. Arsyeja është sepse fëmijët janë gjysma e babit dhe gjysma e mamit. Nëse urrejnë njërin prind, po urrejnë një pjesë të vetes. Ata duhet ta duan të gjithë veten e tyre, që do të thotë se ata duhet t'i duan të dy prindërit. Keni ndarë me fëmijët tuaj gjëra që kurrë s’duhet të ishin ndarë. E vetmja bazë që mund të gjej për këtë është për të marrë fëmijët tuaj në anën tuaj. Sa herë që ndani këtë ndyrësi me fëmijët tuaj, ju ndikoni negativisht në marrëdhënien tuaj me ta. Nga shenjat dalluese të tjetërsimit prindëror është tu thuash fëmijëve ç’po ndodh me ndarjen, se je i vetmi prind që kujdeset për ta, që i do, që i dëgjon, që u beson atyre. Fëmijët tuaj duhet të hiqen nga ky proces dhe të lejohen të jenë thjesht fëmijë. Krijoni një problem kaq të madh sepse fëmijët tuaj inkurajohen të urrejnë prindin tjetër dhe të besojnë se ai nuk i do dhe nuk u beson atyre, nuk ka interesin e tyre më të mirë në zemër. Ky nuk është një front i bashkuar ... Nëse doni të shihni fëmijët tuaj të dështojnë, vazhdoni të bëni atë që po bëni. Nëse doni t’i shihni ata të kenë sukses, lini mënjanë zemërimin dhe bëhuni fronti i bashkuar, pavarësisht sa të zemëruar mund të jeni. Ajo që unë shoh tek ju është një njeri që do shumë fëmijët e vet dhe do bënte gjithçka për ta, por që ka shumë të ngjarë të humbasë fëmijët krejt nëse vazhdon me këtë sjellje. Nuk dua ta shoh që kjo t’ju ndodhë atyre. #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page