Gjykatësja 'e shqetësuar seriozisht' pasi nëna akuzohet se përdor Covid-19 si 'justifikim' për të...
- ndihmeperburra
- Jun 11, 2020
- 2 min read
Gjykatësja 'e shqetësuar seriozisht' pasi nëna akuzohet se përdor Covid-19 si 'justifikim' për të ndaluar babain të takojë fëmijën.
Një nënë është akuzuar se ka përdorur pandeminë Covid-19 si një justifikim për të mohuar qasjen e ish-partnerit të saj me djalin e tyre.
Çifti është ndarë dhe jetojnë me kilometra larg në shtëpi të ndryshme, ndërsa gjykatësja Larkin paralajmëroi nënën: "Nuk kam vështirësi të të dërgoj në burg për këtë shkak. Kjo është një shkelje e një urdhërimigjyqësor dhe ju duhet të zbatoni vendimin e gjykatës."
Nëna i tha gjykatës se ajo po e mohonte takimin sepse "duhet të mbante distancim social – dhe po mbroj familjen time nga njerëzit që rrojnë në shtëpi të tjera".
Gjykatësja Larkin tha që pasi të hiqet karantina, babai do takojë fëmijën dhe të gjitha ditët e humbura të takimeve do të zëvendësohen dhe kompensohen gjatë verës.
Gjykatësja Larkin i tha nënës së djalit: "Ju nuk po promovoni marrëdhënien me babanë e tij ..." Unë jam e pakënaqur me arsyet e refuzimit të takimit. Ju duhet t'i shpjegoni fëmijës tuaj se ai duhet ta takojë babanë e tij - të gjithë duhet të kenë një marrëdhënie me babanë e tyre. Ky është një rast i tjetërsimit prindëror."
"Një fëmijë 12 vjeç nuk duhet të largohet nga nëna e tij ose nga babai dhe unë jam seriozisht e shqetësuar për shëndetin mendor të këtij fëmije nëse kjo vazhdon. Ka një presion të madh psikologjik mbi këtë fëmijë."
"Nëse fëmija juaj papritmas nuk do të dëshironte t'ju shihte, ju do të zemëroheshit dhe nëse fëmija juaj do shkonte të jetonte me babanë e tij, ju do të shkatërroheshit. Ju duhet të mbani në konsideratë që ish-partneri juaj ka ndjenja dhe dashuri për djalin e tij ashtu si ju.”
"Me të vërtetë ndjej keqardhje për këtë fëmijë. Ai është një viktimë e paaftësisë së prindërve të tij për të vepruar si prindër dhe për të vënë në radhë të parë interesat e fëmijës së tyre dhe jo gjithmonë të mendojnë keq për tjetrin. Ky është një fëmijë që ka shumë nevojë që prindërit e tij ta ndalojnë këtë sjellje. Gjëja më e trishtuar është se asnjëri prej tyre nuk sheh që dëmi përfundimtar po i bëhet këtij fëmije dhe mund të jetë i pariparueshëm.”
"A nuk mund ta shihni të dy se si toksiciteti i marrëdhënies suaj ka dëmtuar dhe helmuar fëmijën tuaj?"
Duke iu drejtuar nënës, gjykatësja Larkin tha: "Kur djali juaj thotë "Unë nuk dua ta takoj babin", ju ka ndodhur t'i thoni atij "ti je fëmijë, ti bën atë që të thuhet dhe mos vazhdo të flasësh për babanë tënd kështu?” Ju duhet të pohoni pozicionin tuaj. Ju jeni prindi dhe ai është fëmija."
Comments