Gjyshi yt më kërkoi të martoheshim me një karamele. S’kishim asgjë, ai u gjunjëzua e më tha:
- ndihmeperburra
- Sep 5, 2023
- 1 min read

Gjyshi yt më kërkoi të martoheshim me një karamele. S’kishim asgjë, ai u gjunjëzua e më tha: "S’kam asgjë tani, veç një karamele, po nëse do, mund ta ndërtojmë gjithçka bashkë
E ti?
Hapa karamelen, e ndava përgjysmë dhe e hëngrëm bashkë. Nga ajo ditë ndamë gjithçka. U ngritëm, ramë e u ringritëm, çdo gjë bashkë
Kemi patur ditë të vështira, por ishim gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Deri në fund
Kohë tjetër dikur..
Koha s’ndryshon mënyrën si dashuron
Çka ka ndryshuar është se s’keni më shembuj për të ndjekur
Tani keni frikë nga gjithçka. S’martoheni nga frika e dështimit për të ndërtuar. Ndaheni pas grindjes se mendoni që do gjeni dikë më të mirë. Kërkoni përsosmërinë a thua se ekziston
Ju mungon perceptimi i realitetit. Lumturia gjendet në detaje
Ku të dukeni, unazë të shtrenjtë, dasëm të ekzagjeruar dhe pastaj humb momenti. Gjërat intime që i gëzoni bashkë, veç ju, për pjesën tjetër të jetës
Kjo ju mungon. Guximi për të jetuar jetën dhe dashurinë për atë që je, jo për atë si e imagjinon
Një karamele dhe 50 vjet bashkë – Maria Priscus
Comments