top of page

Gjëja e parë që duhet të bësh sapo zgjohesh në mëngjes sipas neuroshkencës

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • 2 days ago
  • 1 min read

ree

Biologjia e dritës së diellit herët në mëngjes, është thelbësore për përqendrimin, gjumin dhe humorin, por shumë prej nesh e neglizhojnë

Huberman, shkencëtar në Stanford dhe podcaster, e konsideron shikimin e dritës së diellit në mëngjes si një nga 5 veprimet kryesore që mbështesin shëndetin mendor, shëndetin fizik dhe performancën, ndër gjërat thelbësore si të flesh mjaftueshëm, të hash ushqim të shëndetshëm, të lëvizësh trupin dhe të kesh marrëdhënie të forta

Rrezet e diellit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në orën tonë biologjike, sistemin imunitar, hormonet, si dhe përqendrimin dhe vigjilencën

Shikimi i dritës së diellit kur sapo jeni zgjuar (edhe kur ka re) rrit çlirimin e kortizolit në fillim të ditës (koha ideale për kortizol të lartë) dhe përgatit trupin për gjumë në darkë. Rritja e kortizolit në mëngjes ndikon pozitivisht në sistemin imunitar, metabolizmin dhe aftësinë për t'u përqendruar gjatë ditës

Rrezet e diellit në mëngjes ndihmojnë në rregullimin e "orës cirkadiane" dhe menaxhojnë procese të tjera biologjike si uria dhe temperatura e trupit

Nëse është mëngjes me diell, dilni jashtë në rrezet e diellit 5 – 10 minuta menjëherë pas zgjimit; nëse ka re, shtojeni në 10 – 15 minuta

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page