top of page

Gjëja që vërejmë më pak në jetë?Vlera e diçkaje për fat të keq përcaktohet nga mungesa jo nga prania

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 8, 2022
  • 1 min read

Gjëja që vërejmë më pak në jetë?

Shkova për zhytje në bregdet. Përveç meje, grupi dinte të zhytej mjaft mirë. Ndaj kisha ca ankth e nervozizëm.

Shyqyr zhytja shkoi mirë e pastaj u ulëm në kafe. Me vete mendoja sa me fat ishin ata, aq të aftë për zhytje, as frikë asgjë, e shijuan zhytjen paq.

Ndërkohë dikush më zgjati një shishkë. Aty pashë që po hidhnin pika në sy. Jo, faleminderit, i thashë, nuk mbaj lente kontakti.

Lum si ti, më tha, nuk paske probleme shikimi nën ujë si ne.

I marrim të mirëqena gjërat që zotërojmë. As që i kemi menduar si dhurata.

Shumicën e kohës mendojmë vetëm për gjërat që nuk i kemi dhe përpiqemi shumë t'i arrijmë.

Vetëm kur jemi gati vërtet t’i humbasim, fillojmë të mendojmë se sa të vlefshme janë.

Vlera e diçkaje për fat të keq përcaktohet nga mungesa, jo nga prania e saj.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page