top of page

Gjërat e këqija ndodhin natën

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 26, 2023
  • 1 min read

ree

Gjërat e këqija ndodhin natën.

Mund të të ketë ndodhur të rrish zgjuar pas mesnate duke pirë a duke ngrënë pafund, ose thjesht i acaruar.

Studimi i botuar në Frontiers in Network Psychology sugjeron që kur rri zgjuar gjatë natës biologjike cirkadiane - pas mesnate - ka ndryshime neurofiziologjike në tru që ndryshojnë mënyrën se si ndërveprojmë me botën, veçanërisht veprimet që lidhen me kontrollin e impulseve, përpunimin e informacionit dhe të shpërblimit.

Ka mjaft prova që truri nuk funksionon aq mirë sa gjatë ditës, tha Elizabeth B. Klerman, Profesore e Neurologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe autore e studimit.

Kjo pasi ora e brendshme biologjike është e akorduar drejt proceseve që nxisin gjumin, jo zgjimin, pas mesnatës.

Këto ndryshime me gjasa bëjnë ta shikoni botën negativisht, të përfshiheni në sjellje të dëmshme dhe të merrni vendime impulsive (si abuzimi me substancat apo kumari) pa menduar plotësisht për pasojat.

Pas mesnatës, njerëzit janë më të rrezikuar për t'u përfshirë në sjellje të dëmshme si vetëvrasja, krimi i dhunshëm dhe përdorimi i substancave.

Ndikimi pozitiv - tendenca për të parë informacionin në një dritë pozitive - është në pikën e tij më të lartë gjatë paradites, kur ndikimet cirkadiane përshtaten me zgjimin. Ndikimi negativ - tendenca për të parë informacionin në një dritë negative ose kërcënuese është më lart gjatë natës.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page