top of page

Gjërat që çiftet duhet të bëjnë kujdes sepse të çojnë në divorc: Ndarja shpesh nis pas ndjenjave...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 21, 2020
  • 1 min read

Gjërat që çiftet duhet të bëjnë kujdes sepse të çojnë në divorc: Ndarja shpesh nis pas ndjenjave të lënduara ose pritshmërive të parealizuara. Kur ato nuk fliten ose pranohen, problemet acarohen dhe rriten duke çuar në prishjen e shumë marrëdhënieve. Mos punoni kundër njëri-tjetrit. Kur një partner demonizon tjetrin ose mban mllefe për gjatë, krijon një martesë shumë të paqëndrueshme. Ekziston edhe një polarizim i pavetëdijshëm që ndodh kur secili partner mendon se tjetri duhet të ndryshojë për t’u bërë më shumë si ai. Shembuj klasikë janë shpenzuesi dhe kursyesi, i kujdesshmi dhe rrëmujaxhiu, ose emocionalja dhe intelektuali. Ju po e bëni këtë nëse thoni gjëra të tilla, si: "ai gjithmonë ..." ose "ajo kurrë ..." dhe demonizoni partnerin tuaj duke i parë ato si opozitë, ose keni të njëjtën grindje në mënyrë të përsëritur pa zgjidhje ose kompromis. Zgjidhja: Punoni më shumë për të kuptuar perspektivën e partnerit tuaj dhe për t’u takuar në gjysmë të rrugës. Një marrëdhënie e mirë është ajo ku secili partner jep 150 përqind. Të presësh që të jesh rehat në marrëdhënie do të thotë se ke për të bërë goxha punë emocionale.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page