Gruaja e kërkuar në Francë del para gjykatës në Dublin për moslejim qasje të ish-it ndaj fëmijëve
- ndihmeperburra
- Mar 31, 2022
- 1 min read

Gruaja e kërkuar në Francë del përpara gjykatës së Dublinit për moslejimin e qasjes së ish-partnerit ndaj fëmijëve
Një grua francize, e kërkuar në vendin e saj të lindjes për shkak të refuzimit të saj për të zbatuar një urdhër gjykate për t’i lejuar ish-partnerit të saj akses ndaj fëmijëve të tyre, është paraqitur para Gjykatës së Lartë në Dublin të Irlandës
Autoritetet franceze nëpërmjet një Urdhër Arresti Evropian kërkojnë ekstradimin e gruas si pasojë e një dënimi me burg që ajo mori nga një gjykatë franceze për moslejimin prej saj të ish-partnerit të saj të ketë akses ndaj fëmijëve të tyre.
Gruaja pas ndarjes dhe refuzimit, shkoi të jetonte në Luksemburg, ku përsëri refuzoi t'i lejonte të drejtat e vizitës ish-partnerit të saj, pavarësisht faktit se ai mori të drejtat e aksesit nga një gjykatë në Luksemburg.
Më pas ajo u kthye në Francë, ku përsëri refuzoi qasjen ndaj fëmijëve të ish-partnerit të saj.
Ndaj saj u hap një hetim gjyqësor nga një gjykatë penale franceze për refuzimin e saj të vazhdueshëm për t'i dhënë akses ish-partnerit. Ajo u arrestua, por dhe pas lirimit, ajo përsëri refuzoi të zbatonte urdhrin e gjykatës për të lejuar aksesin dhe u largua nga Franca përpara se të dënohej me burg.
Comments