Gruaja e ndjerë e burrit u lë trashëgimi djemve - gruaja e re kërkon ta ndajnë me fëmijët e saj
- ndihmeperburra
- Nov 3, 2023
- 1 min read

Si shumë prindër që punojnë shumë për tu lënë trashëgimi fëmijëve, një grua bëri pikërisht këtë para se të vdiste nga kanceri kur djemtë i kish të vegjël
Testamenti i saj diktonte që djemtë mund të aksesonin trashëgiminë kur të mbushnin 18 vjeç
Meqë i madhi po futej në universitet me banesë më vete, trashëgimia u çel e babai vendosi ta mbante mes vetes dhe djemve
Ai nuk ia tha gruas së tij të re, duke menduar se s’i takonte. Gruaja kish fëmijë nga martesa e mëparshme, që studionin e punonin dhe çifti kish rënë dakort para lidhjes që secili do kujdesej për fëmijët e vet
Kur mori vesh, gruaja u xhindos për “trajtimin preferencial” duke pohuar se ajo “do i kish ndarë me ta nëse do kish pasur aq lekë” dhe se “djemtë duhet të mbështesin financiarisht fëmijët e tjerë në familje”
Burri i kujtoi marrëveshjen para lidhjes dhe s’mund të ndryshonte vullnetin e nënës që ua kish lënë lekët fëmijëve të saj
Gruaja iku te e ëma, e cila i dha të drejtë dhëndrit, dhe tha “financat duhet të ndahen qartë para lidhjes”
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments