top of page

Gruaja i kërkon djalit të vogël të largohet nga lulishtja që të luajnë vetëm vajzat

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 12, 2021
  • 2 min read


Gruaja i kërkon djalit të vogël të largohet nga lulishtja që të luajnë vetëm vajzat

Një mama i kërkoi këshilla gazetares Carolyn Hax të gazetës Washington Post për mënyrën më të mirë si të përjashtohen djemtë nga një park publik gjatë një dite të caktuar që të lozin vetëm vajzat. Gazetarja i tregoi asaj vendin. Duket se ajo dhe mamatë e tjera të vajzave pretendonin jozyrtarisht parkun publik si vend takimi vetëm për vajzat e tyre në një ditë të caktuar çdo javë. Derisa ndodhi “gjëma” kur një mama solli djalin e saj në parkun publik dhe guxoi ta linte të lozte aty gjatë kohës së tyre të veçantë. Mamaja e vajzës i kërkoi mamasë së djalit të largoheshin dhe u trondit kur djali nuk iku. “Ishim aq mirë vetëm me vajzat dhe natyrisht që të kesh një djalë aty do ndryshojë gjërat. Ne jetojmë në një botë ku djemtë marrin gjithçka dhe vajzave u mbesin thërrimet, dhe unë mendoja se mamaja e djalit do ta kuptonte këtë, por ajo duket se mendon ndryshe. A mund t'i bëj thirrje anës së saj më të mirë?" - pyeti mamaja gazetaren. Gazetarja Hax - nënë e tre djemve - iu lëshua: “Si guxon një e rritur të justifikojë shkeljen e ndjenjave të një fëmije. Ta përdorësh atë djalë si një lloj "korrigjimi kozmik" në ekuilibrin mashkull-femër është e neveritshme”. "Nëse do të akuzosh dikë për "ç’të takon", atëherë pyet veten se kush po pretendonte zotërimin e hapësirës publike për qëllimet e veta", shkroi Hax, duke shtuar se nëse ajo mama dëshiron një vend loje vetëm për vajzat, ta bëjë në një pronë private. "Hyjnesha na ndihmoni" iu drejtua Hax femrave./Burimi: USA Today #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page