top of page

Gruaja nga Tirana dhunon burrin.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 5, 2020
  • 1 min read

Updated: Apr 9, 2020



Prokuroria: E rrahu se i shkoi vonë në shtëpi, po shikonte ndeshjen me shokët.

Përditë gra të shumta denoncojnë dhunën, ose duke kërkuar si fillim urdhër mbrojtjeje ose duke njoftuar policinë. Por dhunë nuk ushtrojnë vetëm burrat. Pra nuk rrihen vetëm gratë.

Po sikur t’ju themi se edhe gratë i rrahin burrat? Edhe burrat kërkojnë urdhër mbrojtjeje prej bashkëshorteve. Dosja që gazeta “Si” po zbardh mban numrin 5154 dhe ka si të pandehur pikërisht një grua që ia ka bërë malore bashkëshortit.

Ndryshe nga çdo burrë që ka përfunduar i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes, asaj nuk rezulton t’i jenë hedhur prangat, pasi akuza çmon që bashkëshortja e dhunshme nuk paraqet rrezikshmëri.

Hetimi, sipas një burimi zyrtar të policisë pranë Drejtorisë së Qarkut Tirane, nisi pas referimit me shkresë numër 3885k. Prokuroria thotë se ajo rrahu burrin, pasi ai u kthye vonë, pasi kishte ndjekur një ndeshje futbolli.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page