Hiqni dorë nga këto gjëra në këmbim të lumturisë.
- ndihmeperburra

- Sep 13, 2019
- 1 min read
Ne e ndërlikojmë jetën tonë deri në atë pikë sa të mos jemi në gjendje ta dallojmë lumturinë kur ajo shfaqet para syve tanë.
Hiqni dorë nga kujdesi për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ju. Kurrë nuk do t'u pëlqeni të gjithëve dhe nuk është puna juaj ajo që të tjerët mendojnë për ju.
Hiqni dorë nga përpjekja për të kënaqur të gjithë. Jini versioni më i mirë për veten që mund të jeni dhe do të tërhiqni njerëzit e duhur që supozohet t’ju rrethojnë.
Hiqni dorë nga pjesëmarrja në thashetheme. Ata që ndajnë thashethemet me ju do të flasin edhe për ju.
Boll u shqetësuat. Mësoni të hiqni dorë dhe të besoni.
Lëri pasiguritë. Askush nuk interesohet për ju apo ju shikon me vëmendje.
Mos merrni gjithçka personalisht. Reagimet e shumicës së njerëzve nuk kanë asnjë lidhje me ju, kështu që lere të kalojë.
Hiqni dorë nga e kaluara. Të gjithë jemi lënduar dhe të gjithë kemi kaluar ferrin. Përvoja në jetë ju ka mësuar diçka dhe ju ka bërë më të fortë.
Hiqni dorë nga shpenzimet për ato që nuk ju duhen. Ne e ndërlikojmë jetën duke shpenzuar shumë dhe duke mbushur shtëpinë me "gjëra". Më pak është me të vërtetë më shumë.
Hiqni dorë nga inati. Zemërimi djeg dorën e personit që ende e mban atë. Largojeni një herë e përgjithmonë.
Hiqni dorë nga kontrolli, sepse është një iluzion, pasi jetojmë në një botë jashtë kontrollit. Mësoni të përqafoni ndryshimin dhe ta mirëprisni. Mësoni ta lini të kalojë.





Comments