Historia e Andreas: Emri i tij i parë ish Ilir, lindur në Fier, po atë ditë ai braktiset e dërgohet
- ndihmeperburra
- Aug 3, 2023
- 2 min read

Emri i tij i parë ishte Ilir, lindur në Fier, po atë ditë ai braktiset dhe dërgohet në jetimoren e Durrësit
Çifti Ranxha nga Elbasani e birësuan, duke ia ndërruar emrin nga Ilir në Andrea
Vitet kalonin dhe dashuria rritej për djalin e birësuar, një përkushtim e kujdesje aq e madhe sa Andrea s’do ta kuptonte që ishte i birësuar
Por familjarë të babait birësues i thonë vetëm një ditë para ditëlindjes së tij “shko gjej prindërit e tu, ti nuk i përket familjes tonë”
Andrea ishte vetëm 12 vjeç dhe ka qene trauma e tij më e madhe. Pas ballafaqimit me prindërit ata i treguan të vërtetën dhe se ju erdhi keq që e mësoi në këtë formë
Vitet kalonin, edhe kureshtja e Andreas për të njohur prindërit e tij biologjik, ndaj merr nismën për t’i kërkuar, i shtyrë dhe nga prindërit
Gjen nënën, tashmë me burrë tjetër e familje te re, që i kërkon t’i qëndrojë larg e mos t’i hapë probleme me fëmijët e saj. Këtë qëndrim mbajtën dhe fëmijët
Andrea përpiqet të lidhet me babanë, por ai s’denjoi as t’i flasë
Ishte xhaxhai që i kërkoi të vinte, por më parë duhet të bënte test ADN-je pasi nuk ishin të sigurt
Andrea i trembej se me ikjen te xhaxhai në Vlorë mund t’i rrezikohej jeta ndaj ndërpreu lidhjet
I pashpresë për të rregulluar banesën e dëmtuar prej tërmetit nga institucionet, iu drejtua rrjeteve sociale për ndihmë, por u ndesh me diskriminim, ofendime e bullizëm
I pamundur për punë, pasi vuan nga sëmundje, ai çdo pasdite luan muzikë në qendër të Elbasanit dhe çdo të ardhur që merr ia dorëzon nënës birësuese, që për Andrean mbetet nëna më e mirë në botë
Ndonëse ka pasur mundësi largimi nga Shqipëria, i ka refuzuar pasi çdo ditë kujdeset për nënën https://www.gazetatema.net/.../historia-tragjike-e...
Comentarios