top of page

Historia e dhimbshme e 68-vjeçarit të sëmurë e të braktisur nga fëmijët

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 8, 2022
  • 2 min read

Historia e dhimbshme e 68-vjeçarit të sëmurë e të braktisur nga fëmijët

Të jetosh mbi kurorën e qytetit të Elbasanit por paradoksalisht të jetosh në kushte mesjetare, është kjo drama e Shefki Pishës, 68 vjeçari që jeton në lagjen “5 Maji” në një tunel të kohës së diktaturës pa asnjë kusht elementar për t’u quajtur banesë. I mbetur i pastrehë Shefkiu zgjodhi të jetojë në këtë objekt. Drama për Shefkiun nuk mbaron këtu. 7 vite më parë ai humbi djalin e vetëm dhe sikur të mos mjaftonte kjo, e braktisi dhe gruaja. Ajo që e ndihmon është e motra, e cila tregon sa e vështirë është të jetosh në rrënojat e këtij bunkeri. “Është shumë shumë e vështirë, këtu ka minj, gjarpërinj, lloj lloj pisllëku. Kjo është e gjithë shtëpia, për të fjetur, për të ngrënë e për çdo gjë, kaq është kjo e gjitha. Ai druan ishalla po më japin shtëpi por deri tani shtëpi s’i ka dhënë kush. S’kam lënë institucion pa kërkuar, por s’kam gjetur rrugëzgjidhje. S’ka asnjë gjë fare, as tualet s’ka, lahet aty, për nevoja del jashtë.”- u shpreh Xhemile Sula, e motra e Shefkiut. “I bëj thirrje bashkisë, shoqatave, shtetit që ta shohin këtë njeri e t’i ndërtojnë një dhomë e një banjo këtu, sa të jetë vëllai gjallë e pastaj ta prishin prapë.”- tha motra e Shefkiut E motra rrëfen se Shefkiu ka edhe 5 vajza, të cilat prej vitesh janë larguar. “Askush nuk vjen përveç ne motrave. I rënduar psikologjikisht dhe me disa sëmundje kronike, Shefkiu nuk mund të rrëfejë përjetimet e jetës së tij. Mes lotëve, 68-vjeçari pranon se ndjen mall për fëmijët që e kanë braktisur. “Të kisha ti takoja, se i kam rritur. Po erdhët Nuk dua asnjë gjë prej jush vetëm t’i takojë se më ka marrë malli se kam ngel vetëm”- tha ai https://euronews.al/.../elbasan-historia-e-dhimbshme-e.../ #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #baballare #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal


Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page