top of page

Historia e trishtë e 12-vjeçarit në Vlorë: Nëna e lë jashtë në shi me vetëm disa monedha dhe largohet në Tiranë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 1
  • 1 min read

ree

Një 12-vjeçar është lënë jashtë banesës nga nëna e tij, e cila, ka marrë çelësin dhe është nisur drejt Tiranës, duke i lënë të birit vetëm disa monedha në xhep për të “shtyrë ditën”

Ka qenë gazetari vlonjat Enrik Mehmeti i cili ka denoncuar publikisht këtë rast i cili sipas tij nuk është hera e parë që ndodh

Krah të miturit, ai ka bërë me dije se nëna e 12-vjeçarit është e disata herë që vepron në këtë mënyrë, mirëpo dita e sotme (e shtunë) ku stuhia e furishme ka pllakosur qytetin e shtyu për të bërë këtë denoncim public

Me monedhat në duar, i vogli është detyruar të endet i vetëm mes shiu, ndërkohë që ka rrëfyer me fjalë të thjeshta, atë që çdo fëmijët do të donte në një ditë të ftohtë me shi si kjo

“Do të doja çelësin e shtëpisë, të shkoja në shpi, të haja bukë edhe të flija”, tha ai

Ndërkohë që më tej gazetari pohoi se “shkaku” për të cilin ajo nuk ja lë çelësin është fakti se i biri e “humb” dhe për këtë arsye ajo ka gjetur “zgjidhjen” duke lënë të voglin jashtë

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page