top of page

I mbijetove Covidit? Ndoshta për këtë duhet të falënderosh paraardhësit e tu të Neandertalit

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 14, 2021
  • 1 min read

I mbijetove Covidit? Ndoshta për këtë duhet të falënderosh paraardhësit e tu të Neandertalit

Një studim i Institutit Maks Plank në Lajpcig të Gjermanisë sugjeron se njerëzit që kalojnë Covid-19 me simptoma të lehta apo edhe pa simptoma fare, duhet të falënderojnë paraardhësit e tyre të Neandertalit. Studiuesit zbuluan një mutacion gjenetik, që zvogëlon me rreth 22% rrezikun e infeksionit të rëndë me Covid-19. Ky mutacion në kromozomin 12 u gjet në të gjitha mostrat që ata morën nga ADN-ja e Neandertalit dhe tek rreth 30% e mostrave nga njerëz me origjinë evropiane dhe aziatike. Ai ndikon në reagimin imunitar të trupit ndaj viruseve të ARN si koronavirusi, virusi i Nilit, apo virusi i hepatitit C, raportuan studiuesit. Ky rajon kodifikon proteina që aktivizojnë enzimat, të cilat janë të rëndësishme gjatë infeksioneve me viruset ARN. Ky mund të jetë një nga ato mutacione që është përcjellë gjatë mijëvjeçarëve, pasi i ka ndihmuar njerëzit që të mbijetojnë -raportuan studiuesit. Ky mutacion është i pranishëm në gjysmën e njerëzve në Europë dhe Azi. Neandertalët, të cilët u zhdukën rreth 40.000 vjet më parë, nganjëherë u çiftuan me njerëzit modernë në Evropë dhe Azi./ “CNN” – Bota.al Gëzuar ditën e Verës! #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page