top of page

Inteligjenca Emocionale e një burri është çka konsiderohet sot të qënit seksi.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jan 21, 2020
  • 1 min read


Inteligjenca emocionale, ose "aftësia për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet tuaja dhe emocionet e të tjerëve" është e lidhur ngushtë me suksesin në punë dhe në jetë, më shumë sesa Inteligjenca, sepse për të arritur në majën tuaj duhet të jeni në gjendje të lexoni se ku janë të tjerët dhe pastaj t'i përgjigjeni situatës në mënyrëtë duhur!

Kur ju mungon, keni tendencë të përsërisni të njëjtat gabime përsëri dhe përsëri, të futeni në modele marrëdhënieje që nuk dëshironi, të mos përdorni mendjen dhe zemrën por të lini emocionet tuaja të drejtojnë.

Një burrë me inteligjencë emocionale të lartë është i motivuar për veten dhe nuk ju duhet juve t’i drejtoni jetën ose zgjedhjet e tij, ata kanë qëllime dhe ambicie që janë të tyret. Ata kanë një qasje optimiste ndaj jetës dhe i shohin sfidat si mundësi. Ata përpiqen të bëjnë gjëra që kanë rëndësi dhe të realizojnë gjëra personalisht dhe profesionalisht.

Burrat me inteligjencë emocionale përparojnë në jetën e tyre sepse ata janë të vetëdijshëm se kush janë dhe çfarë duan nga jeta. S’ka më “nuk e di” por ka “kjo është ajo që dua”. Ata nuk presin që jeta të përmirësohet, ata e bëjnë atë më të mirë. Ata kanë empati për të tjerët dhe kënaqen të lidhen me njerëzit, të shohin dhe ndjehen për njerëzit sepse kanë një interes të mirëfilltë për të tjerët.

Inteligjenca emocionale çon në një lidhje më të thellë, mirëkuptim të përbashkët dhe shumë më pak lojëra dhe argumente shpërthyese, me më shumë për të marrë atë që dëshironi dhe më pak nga ato që nuk dëshironi!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page