Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandri, ka rrëfyer se nuk ka asnjë kontakt me vajzën
- ndihmeperburra
- Apr 11, 2023
- 1 min read

Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandri, ka rrëfyer se nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tyre të mitur që prej një viti.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Aleksandri ka treguar se vajza e tij jeton me të ëmën dhe familjen e saj të re dhe se që prej një viti nuk e ka takuar atë. Kjo nuk është hera e parë që ai poston foto me vajzën e tij, kujtime të vjetra.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.
Nuk ka informacion nëse Rudina nuk e lejon ish-burrin që të takojë vajzën e tyre, por siç duket ky status i vë ‘vulën’. https://www.balkanweb.com/nje-vit-pa-te-puthur-ish-burri.../
Comments