Ish-gruaja nuk e lë të takojë fëmijët, babai apel prekës: Kam 4 muaj s'e di si janë
- ndihmeperburra
- Aug 28
- 1 min read

Marigleni i ndarë prej 3 vitesh nga gruaja e tij nuk ka mundur të ketë kontakt me 4 fëmijët e tij prej 4 muajsh, ndonëse një vendim gjyqësor e njeh të drejtën e tij për t’i takuar ata. Historia prekëse e këtij prindi, që është ndarë nga bashkëshortja dhe tani është i privuar nga mundësia për të takuar apo kontaktuar fëmijët, kërkon zgjidhje
Për TVA News, ai thotë se Gjykata e Shkodrës kishte vendosur që fëmijët të qëndronin nën kujdestarinë e nënës dhe që babai të kishte të drejtën t’i takonte ata tre herë në javë. Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk është respektuar nga ish-gruaja, e cila ka bllokuar çdo mundësi për kontakt dhe takime. Pas 4 muajsh pa i parë, dhe 2 muajsh pa mundur të flasë me fëmijët, babai shpreh shqetësimin për situatën e krijuar
Apeli i tij është që ish-gruaja të lejojë që ai të takojë fëmijët e tij, pasi ndarja u përket atyre, por fëmijët janë të të dy prindërve. Ai kërkon që së shpejti të mund të ketë mundësinë të takojë dhe flasë me fëmijët e tij
Comments