top of page

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Lord Jonathan Sption për situatën aktuale: "Ky është shtet policor"

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • May 2, 2020
  • 2 min read

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Lord Jonathan Sption për situatën aktuale: "Ky është shtet policor", dhe "vendi po vuan histeri kolektive".

'Një rrëshqitje histerike në një shtet policor. Një forcë e turpshme policore që ndërhyn pa kujdes për sensin e zakonit apo traditës. Një mbivendosje joracionale e nxitur nga frika.” Këto nuk janë akuza nga një qytetar i zakonshëm, ato vijnë nga një prej juristëve më të shquar Lord Sption, ish-kryetari i Gjykatës Supreme.

“Problemi i vërtetë është se kur shoqëritë njerëzore humbasin lirinë e tyre, nuk është sepse tiranët ua kanë hequr atë. Zakonisht ndodh sepse njerëzit dorëzojnë me dëshirë lirinë e tyre në këmbim të mbrojtjes nga ndonjë kërcënim i jashtëm. Dhe kërcënimi është një kërcënim i vërtetë, por zakonisht i ekzagjeruar. Kjo është ajo që po shohim tani. Presioni ndaj politikanëve ka ardhur nga publiku. Publiku do veprim. Ata nuk pyesin nëse aksioni do të funksionojë. Ata nuk pyesin veten nëse kostoja do ia vlejë. Ata duan veprime. Dhe kushdo që ka studiuar histori dallon këtu simptomat klasike të histerisë kolektive. Histeria është ngjitëse. Ne po fusim veten në një gjendje në të cilën ekzagjerojmë kërcënimin dhe nuk pyesim veten nëse ky lloj shërimi mund të jetë më i keq se sëmundja.

Ne duhet të pranojmë se kështu shoqëritë bëhen despotike. Dhe se ky është një proces që çon natyrshëm në ekzagjerim. Simptomat e koronavirusit janë serioze për ata me probleme të tjera të rëndësishme mjekësore, veçanërisht nëse janë të moshuar. Ka raste të pakta kur janë prekur të rinjtë, por numrat janë shumë të vegjël. Pyetja e vërtetë është: a është kjo mjaftueshëm serioze për të garantuar vendosjen e shumicës së popullatës në burgje shtëpiake, duke shkatërruar ekonominë për një periudhë të pacaktuar, duke shkatërruar bizneset që njerëz të ndershëm dhe punëtorë mezi i ndërtuan në vite, duke trishtuar brezat e ardhshëm me borxhe, depresion, stres, vetëvrasje dhe shqetësimi i shkaktuar miliona njerëzve që nuk janë të prekshëm apo që vuajnë vetëm simptoma të buta. Ky është një shtet policor. Është një shtet në të cilin qeveria mund të lëshojë direktiva ose të shprehë preferenca pa asnjë autoritet ligjor dhe policia i zbaton dëshirat e qeverisë. Unë nuk jam shkencëtar, por është e drejtë dhe detyrë e çdo qytetari të shikojë ato që kanë thënë shkencëtarët dhe ti analizojnë vetë dhe të nxjerrë përfundime me sens. Ne të gjithë jemi plotësisht të aftë ta bëjmë këtë dhe nuk ka asnjë arsye të veçantë pse natyra shkencore e problemit duhet të nënkuptojë se duhet të heqim dorë dhe ta lëmë në duart e shkencëtarëve. Të gjithë kemi aftësi kritike dhe është mjaft e rëndësishme, në një moment paniku kombëtar, që t'i ruajmë ato.” Ky është një transkript i redaktuar i intervistës së tij në BBC Radio 4. #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page