Japonezët janë më jetëgjatët në botë. Ja pse:
- ndihmeperburra
- Sep 14, 2024
- 1 min read

Japonezët janë më jetëgjatët në botë, mesatarisht rrojnë 83.7 vjet; gratë japoneze rrojnë 86.8 vjet
Japonezët s’para vuajnë nga sëmundje kronike, as në pleqëri
Japonezët fokusohen tek parandalimi si forma më e lartë e mjekimit; trajtimi është forma më e ulët
Japonezët i përkushtohen familjes dhe miqve (Moai). Lidhja u jep japonezëve ndjenjë të fuqishme sigurie se gjithmonë do i mbështesë dikush
Japonezët jetojnë një jetë me qëllim (Ikigai) = arsye për të qenë, kombinim i të bërit atë që ju pëlqen, në të cilën jeni të mirë, që i shërben komunitetit dhe fitoni
Japonezët janë kopshtarë
Japonezët janë aktivë edhe në pleqëri
Japonezët hanë pak dhe shëndetshëm
Në Japoni, mosha e tretë trajtohet si një kohë për të shijuar jetën dhe jo për t’u frikësuar
Japonezët nuk i kushtojnë rëndësi menopauzës, nuk e shohin si shqetësim. Gratë japoneze përjetojnë më pak afshe dhe simptoma të tjera të menopauzës
Comments