top of page

Japonia do që 85% e punonjësve meshkuj të marrin leje prindërimi. Por baballarët stepen.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 30, 2023
  • 1 min read

Japonia do që 85% e punonjësve meshkuj të marrin leje prindërimi. Por baballarët stepen.

Autoritetet po promovojnë prindërimin e baballarëve, për të luftuar orët e gjata të punës që privojnë baballarët nga koha për tu kaluar me familjen dhe kanë ulur shkallën e lindjeve në një nga më të ulëtat në botë.

Për të shfrytëzuar "shansin e fundit për të ndryshuar" situatën, kryeministri Kishida zbuloi një sërë politikash, përfshi rritjen e mbështetjes për fëmijët dhe rritjen e numrit të punonjësve meshkuj që marrin leje prindërimi nga 14% aktualisht në 50% deri në 2025 dhe 85% deri në 2030.

Por burrat stepen, se marrja e lejes mund të ketë efekt negativ në perspektivat e promovimit, ose mund të caktohen në pozicion më të keq pas kthimit nga leja.

Kryeministri pranoi shqetësimet dhe u zotua të konsiderojë sigurimin e ndihmave për kompanitë, me detaje që do të shpallen në qershor, përfshi nxitjen e marrjen së lejes së prindërimit. Masat do përmirësojnë politikat familjare dhe barazinë gjinore.

Më 2022, numri i lindjeve në Japoni ra nën 800,000 për herë të parë nga fillimi i regjistrimeve në 1899, një prirje që qeveria e sheh tejet alarmante. Shkalla e fertilitetit në vend ka rënë në 1.3, shumë më poshtë se 2.1 që duhet për të mbajtur popullsi të qëndrueshme.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page