top of page

Japonia emëron ministrin e parë për Vetminë mes rritjes së vetëvrasjeve për shkak të pandemisë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 6, 2021
  • 1 min read

Japonia emëron ministrin e parë për Vetminë mes rritjes së vetëvrasjeve për shkak të pandemisë

Në përpjekje për të trajtuar rritjen e niveleve të vetëvrasjeve për shkak të krizës së koronavirusit, Kryeministri japonez emëroi ministrin e parë për Vetminë. Tetsushi Sakamoto mori pozicionin e sapokrijuar më 12 shkurt. Përveç kësaj, Sakamoto është përgjegjës për menaxhimin e nivelit në rënie të lindjeve të Japonisë. Në konferencën e parë të shtypit, Sakamoto tha se Kryeministri Suga e udhëzoi të shqyrtojë çështjen dhe të paraqesë një strategji gjithëpërfshirëse, duke koordinuar me ministritë përkatëse. “Shpresoj të kryej aktivitete për të parandaluar vetminë dhe izolimin shoqëror dhe për të mbrojtur lidhjet midis njerëzve.” Qeveria japoneze gjithashtu krijoi një “zyrë kundërmasash izolimi e vetmie” brenda Qeverisë për çështje të tilla si vetëvrasja dhe varfëria e fëmijëve – të cilat janë rritur gjatë pandemisë. https://businessmag.al/japonia-emeron-ministrin-e-pare.../ #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page