top of page

Jetojmë në një botë kaotike të tejmbushur me info. Problemi është që s'po dimë si të marrim vendime

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 21, 2021
  • 1 min read

ree

"Doktor, nuk ndihem mirë," i thashë. Ai më viziton ndërsa më pyet: "Çfarë hëngre për mëngjes?" "Kafe", u përgjigja. "Po mbrëmë?" pyeti ai. "Pica", i thashë. "E di cili është problemi yt?" tha ai. "Po, doktor, po ushqehem me plehra." Pikërisht

Gjëja më e vështirë për të mësuar dhe pranuar, është të kuptosh që edhe pse je i ditur, nuk do të thotë që je në gjendje të marrësh vendime të zgjuara. Jeta është pasqyrim i vendimeve tona të përditshme, JO i dijeve tona.

E di që duhet të ushqehem më shëndetshëm. Di mjaftueshëm për ushqimet e mira, por ja që s’po marr vendime të mençura për dietën time.

Jetojmë në një botë kaotike, të tejmbushur me informacion. Problemi i vërtetë është që nuk po dimë si të marrim vendime të mençura.

Kur punësoj juristin, e marr për aftësinë e tij për të më ndihmuar të marr vendime të mençura, JO për njohuritë e tij. Ligjet i lexoj vetë kollaj në internet.

Të rinjtë e sotëm paguajnë miliona lekë për një diplomë universiteti, duke kërkuar aftësi dhe njohuri. A është ky vendimi i duhur? Koha do ta tregojë.

Njohuritë janë të nevojshme, por duhet të rrethohemi nga të mençur për të na treguar rrugën e duhur.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page