top of page

Ka më shumë rëndësi shëndeti dhe mirëqenia, se sa të mbledhurit pasuri

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 1
  • 1 min read



Një i pasur ndërroi jetë, duke lënë shumë lekë në bankë. Me kalimin e kohës, e veja e tij (gruaja) u martua me shoferin e tij. Teksa po reflektonte në lidhje me këtë, shoferi tha: Gjithë kohës mendoja se po punoja për shefin tim, por në fakt paska qenë e kundërta, ai paska qenë duke punuar për mua!

Kur të vdesim, paratë tona do qëndrojnë në bankë, të paprekura. Megjithatë, kur jemi gjallë, kemi ndjesinë sikur nuk kemi mjaftueshëm. E vërteta është se kur të jemi larguar nga kjo botë, shumica e lekëve dhe gjërave për të cilat kemi punuar aq fort, do të mbeten të papërdorura

Ndaj ka më shumë rëndësi shëndeti dhe mirëqenia, se sa të mbledhurit pasuri. Jeta është të shijosh sa më shumë kohën që ke në dispozicion, dhe jo të rendim pas gjërave, të cilat ndoshta nuk do ti përdorim kurrë

Një celular versioni i fundit? Me shumë gjasa, 70% të opsioneve të tij nuk i përdorim fare. Një makinë e shtrenjtë? 70% e shpejtësisë dhe e opsioneve të saj janë të panevojshme. Një shtëpi luksi? 70% e hapësirës së saj përdoret shumë rrallë. Një dollap plot me rroba? 70% e tyre nuk vishen kurrë. Në fund të jetës, 70% e lekëve tona zakonisht i përfitojnë të tjerët

Sfida e vërtetë është të vlerësojmë dhe të shfrytëzojmë plotësisht atë 30%-shin që vërtet ka rëndësi!

(marrë me shkurtime nga Fb Myslim Murrizi)

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page