top of page

Ka një mënyrë që martesa i bën burrat më të përgjegjshëm dhe punëtorë më të mirë," thotë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 27, 2021
  • 1 min read

ree

Ka një mënyrë që martesa i bën burrat më të përgjegjshëm dhe punëtorë më të mirë," thotë profesori i sociologjisë në Universitetin e Virxhinias W. Bradford Wilcox, duke iu teferuar një studimi të Harvardit që tregon se burrat beqarë kanë më shumë gjasa se burrat e martuar të lënë punën.

Ndërsa një studim i Universitetit Duke tregon se pas martesës burrat punojnë më shumë orë dhe fitojnë më shumë.

Rënia e martesës nuk ka të bëjë vetëm me të qenit mjaftueshëm të pasur për ta përballuar atë. Prej mbi 3 dekadash, më shumë gra se burra po mbarojnë universitete. E nëse doni të mbyllni jetën me dikë, sigurisht që dëshironi të keni të njëjtin nivel arsimimi me të.

Gra intelektuale relativisht liberale dhe burra relativisht konservatorë nga klasa punëtore, kjo krijon një lloj ndarjeje kulturore që e bën më të vështirë për njerëzit që të lidhen në mënyrë romantike.

Me sa duket rruga drejt martesës kalon gjithnjë e më shumë përmes diplomës. Shumica e grave të martuara tashmë janë me universitet. Nëpërmjet arsimimit ato jo vetëm shpërblehen në tregun e punës me të ardhura më të larta, por gjithnjë e më shumë, çiftëzimi po varet edhe nga arritja arsimore.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page