top of page

Kaloni kohë me babain tuaj kurdo që keni mundësi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 22, 2019
  • 2 min read


Kur isha 20 vjeç, babi e dinte që më pëlqente muzika, kështu që më ftoi të shkonim të shihnim Elvis Presley. Unë isha më shumë për muzikën që lindi dhjetë vjet pas Elvis, kështu që e hodha poshtë ftesën.

Disa vjet më vonë, San Antonio mbylli rrugët në qendër të qytetit që të zhvendosnin hotelin e vjetër me tulla Fairmont nja 500 metra. U deshën gjashtë ditë për të lëvizur strukturën prej tre milion ton. Por thjesht nuk doja tëzgjohesha aq herët. Jo faleminderit babi.

Erdhi puna që shfaqja e Elvisit, ishte e fundit e tij dhe ai vdiq në moshën 42 vjeç. Vdekja e tij preku të gjithë botën. Do të doja të kisha shkuar në koncert me babin.

Dhe njerëzit ende flasin për mënyrën se si u zhvendos Hoteli Fairmont. Lëvizja është e shënuar në Librin e Rekordeve Botërore në Guinness si hoteli më i rëndë i lëvizur ndonjëherë. Sa keq më vjen që e humba mundësinë.

Në 1991, sapo kisha dalë me sukses nga Mardi Gras në New Orleans dhe doja të shkoja ti tregoja babit plaçkat që bleva. Kisha mbushur qeset me lloj-lloj gjërash që doja t’i ndaja me të dhe desha t'i them atij që darkova në Oyster Bar në Rrugën Bourbon, në të njëjtin restorant ku ai darkoi kur ishte në rrugën e kthimit nga një mision ushtarak në vitin 1940 në Panama.

Ah, por para se të arrija në kohë për ta takuar në shtëpinë e tij, babi ndërroi jetë. Më vjen keq dhe më ka marrë malli, babi. Më vjen keq që nuk kalova më shumë kohë me ty.

Dhurata e ndarjes nga babi për mua ishte kjo këshillë pas vdekjes. Asnjëherë mos lër pa shfrytëzuar çdo mundësi për të kaluar kohë me të dashurit. - Don Mathis

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page