top of page

Kazerma e Krastës e ndërtuar me 50 milion franga ari, sot e rrafshuar deri në themel

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 17, 2024
  • 2 min read



Kazerma e madhe në Krastë të Elbasanit është ndërtuar në vitet ‘30 me fonde të huasë SVEA prej 50 milion franga ari që mori shteti shqiptar aso kohe. U ndërtua me materiale që kryesisht u sollën nga Italia, tulla, çimento, trarë, tjegulla e të tjera. Edhe projekti ishte italian dhe… si ç’dinë të ndërtojnë italianët, rezultati ishte një godinë e shëndoshë dykatëshe, nga ato që mund të qëndrojnë me qindra vjet pa u tundur. Mure të trasha tulle, qemere të bukura nëpër dritare, fasadë dhe hyrje kryesore me gurë të skalitur, çati me trarë të shëndoshë lisi të stazhionuar, e ç’tu them tjetër

Ishte një godinë aq e madhe sa, deri në ndërtimin (nga një tjetër perandori, ajo Sovjetike) e Kombinatit Stalin në Tiranë, kazerma e Krastës mbajti rekordin e të qenit godina më e madhe në Shqipëri. Ishte një investim aq serioz sa, në 1946-ën kur në Paris diskutohej për Traktatin e Paqes me Italinë, italianët e përmendnin Kazermën e Krastës në listën e investimeve kryesore të bëra prej tyre në Shqipëri dhe Foreign Office britanik bëri inspektim në vend për ta verifikuar

Pastaj erdhi viti madhështor 1997, viti i luftës së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Godina u plaçkit së brëndshmi, por s’i ndodhi gjë tjetër

Sefte godina u plaçkit nga çdo gjë që ende mund të shkulej: dyer, dritare, trarë, parmakë. Pastaj ju lëshuan çatisë e shkullën të gjithën tjegulla, kapriata, qereste. Trarë të shërdoshë lisi që kishin mbetur të paprekur për treçerek shekulli, tjegulla italiane të ardhura që përtej detit. Ndoshta mund të kish qenë e kuptueshme ajo plaçkitje në varfërinë skamtare të viteve ‘90. Por në vitin 2015?!

Diku rreth vitit 2015, dinosauri i Krastës filloi t’i nënshtrohej bash kësaj furie. Me kazma e qysqi, me leva e dalta, e thonj, zunë t’i thyenin një nga një gurët e tullat. Dhe ja bënë copë-copë. Pa fitim, thjesht për inat, për zakon

Sot godina nuk egziston më. E rrafshuan deri në themel

Ashtu sikundër arti për art është forma më sublime e artit; ashtu edhe barbaria për qef është forma supreme e barbarisë. Dhe këtë, unë që kam harxhuar çerek shekulli duke studiuar librat e botës, e kuptova vetëm aty, majë kodrës mijëravjeçare të vendit të shqiponjave

Comentarios


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page