Ke probleme me fëmijën tënd? I mungon motivimi? Apo i mungon vëmendja? Apo ndjenja e përgjegjësisë?
- ndihmeperburra
- Oct 30, 2021
- 1 min read
Updated: Oct 31, 2021

Ke probleme me fëmijën tënd? I mungon motivimi? Apo i mungon vëmendja? Apo ndjenja e përgjegjësisë?
E nëse gjërat janë vërtet keq, i mungojnë të treja?
Ndërkohë, si prind po përpiqesh të bindësh veten se fëmija yt po kalon “një fazë"…
Shpreson se këto probleme do largohen disi dhe fëmija yt do bëhet mirë.
Fatkeqësisht, kjo ndodh rrallë. Fëmijët s’para ndryshojnë për mirë me mrekulli. Zakonisht dalin më shumë jashtë kontrollit.
Nga mungesa e motivimit dhe fokusit… te mosbërja e mësimeve… te lënia e shkollës… te pirja e duhanit… te hashashi… te bërja pjesë e ndonjë grupi… e ndonjë bande… te kryerja e ndonjë krimi… i kemi dëgjuar të gjitha.
Dhe gjithçka ndodh sepse prindi mendon se problemet fillestare thjesht do largohen vetvetiu me kohën – kështu “gënjejmë” veten.
Por nuk funksionon kështu me fëmijët.
Prandaj, nëse je gati të marrësh përgjegjësinë si prind dhe ta kthesh fëmijën në rrugën e duhur, duhet të veprosh TANI.
Përkufizimi i budallallëkut është të bësh të njëjtën gjë sërish dhe të presësh rezultat të ndryshëm.
S’ka kuptim të përdorësh të njëjtën strategji prindërimi që nuk ka funksionuar.
Nëse do të shohësh ndryshime pozitive te fëmija, duhet të adoptosh një qasje të re dhe efektive prindërimi.
Pavarësisht se sa e rëndë mund të jetë situata me fëmijën tënd, nuk është kurrë vonë.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments