top of page

Kim Kardashian thotë se punësoi një dado mashkull për t'i dhënë djalit të saj ndikim mashkullor

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 1, 2023
  • 1 min read

Kim Kardashian thotë se punësoi një dado mashkull për t'i dhënë djalit të saj Saint ndikim mashkullor, se do që fëmijët e saj të kenë ndikimin më të mirë në jetë

“Për shkak se jam shumë e zënë, do ishte perfekte nëse do kisha një partner që do merrte përsipër disiplinimin e fëmijëve, por, ja që s’ndodh kështu” pranoi Kardashian, për revistën People

42-vjeçarja, nëna e 4 fëmijëve e përshkroi familjen e saj "të dominuar nga femrat", gjë që e frymëzoi të punësonte një dado mashkull

“Unë doja një mashkull përreth, dhe pata frikë t'i tregoja babait të tyre këtë,” tha Kim

Fillimisht, ajo hezitoi t'i tregonte ish-bashkëshortit Kanye West, por më vonë, kur e prezantoi me dadon, gjërat shkuan mirë

“Kanye qe shumë i sjellshëm me të, i tha "Hej, nëse do të më ndihmosh në rritjen tim biri" - sepse ai ia dha topin, i tha: "Mos ia jep, lëre ta marrë vetë” Dhe unë thashë: 'O Zot, Ok, kjo është e mrekullueshme!'”

Kim Kardashian dhe Kanye West pas divorcit ranë dakord për kujdestari të përbashkët me "qasje të barabartë" për 4 fëmijët e tyre

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page