Kishte ankesa për pensionin ushqimor të vajzës, ish bashkëshorti i përgjigjet: Ti je për burg!
- ndihmeperburra
- Nov 27, 2024
- 1 min read

Replika në distancë janë ndezur mes aktores Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshortit të saj Aleksandër Varfaj dhe sërish në fokus ka qenë çështja e vajzës së tyre
Gjithçka nisi pasi në emisionin "Goca e gra" Rudina foli për divorcin dhe e ilustroi me ish-burrin duke e akuzuar se fsheh të ardhurat duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre
Aleksandri ka reaguar duke u ndalur në dy momente, shqetësuese për të: stërmundimi për t’i depozituar ish gruas paratë e përmuajshme në llogarinë bankare, dhe kalvari i vuajtjeve të tij dhe prindërve për të takuar të bijën
Më herët, aktorja Rudina Dembacaj ishte dënuar për falsifikim dokumentesh, pasi mori vajzën në një udhëtim jashtë vendit pa prokurën e të atit. Ajo e konvertoi dënimin me 6 muaj burg në 80 orë shërbim prove
Comentários