Kjo skulpturë u vendos në Bristol-Angli me rastin e ditës së parandalimit të vetëvrasjeve, 10 shtato
- ndihmeperburra
- Sep 10, 2021
- 1 min read

Kjo skulpturë u vendos në Bristol-Angli me rastin e ditës së parandalimit të vetëvrasjeve, 10 shtatorit, ditë e dedikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit për rritjen e vetëdijes për rreziqet e vetëvrasjeve dhe sfidat me të cilat përballemi në përpjekjet për parandalimin e tyre.
Çdo ditë lajmet janë të mbushura me vetëvrasje meshkujsh, sot në Tiranë, dje në Himarë, pardje në Vore, parsidje në Roskocec, Kurbin. Lezhë, prapë Tiranë…
Sipas INSTAT, numri i vetëvrasjeve të burrave per vitin 2020 është më i lartë se numri i vetëvrasjeve të grave, përkatësisht 72,1 % burra dhe 27,9 % gra. Numri i vetëvrasjeve të burrave u rrit 8,4 % krahasuar me vitin 2019, ndërsa numri i vetëvrasjeve të grave u ul 17,8 %.
Në total janë regjistruar mbi 215 vetëvrasje gjatë 2020-ës, në Shqipëri u rritën tentativat në vitin e pandemisë.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments